Mavraj: Ndalni linçimet, prandaj s’do kush të qeveris me Ju

E publikuar: 20/01/2020 19:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës i cili vjen nga dega e PDK-së në Istog, Dukagjin Mavraj, duke marr shkas nga një video propaganduese që u bë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, gjoja se u injorua nga ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, e që u shpërnda nga një aktivistë i Vetëvendosjes!, ka thënë se duhet të ndalën linçimet dhe urrejtjet patologjike ndaj presidentit.

Sipas tij, për dikë është mision dhe zhbërja e raporteve me miqtë tanë dhe SHBA-të, prandaj s’i do kush si partner qeverisës.

Postimi i plotë i tij:
Çfarë do të thotë propaganda dhe urrejtja patologjike, e për dikë dhe gjenetike, ndaj presidentit të vendit dhe vlerave të luftës së shenjt.

Për dikë është mision dhe zhbërja e raporteve me miqtë tanë dhe SHBA-të, prandaj dhe s’u do kush si partner qeverisës.

Kjo video nga një aktivist i VV-së që me vonë u ndie keq për të dhe deklaroi qe i’a keqpërdorën grupet e VV-së, e postuar nga një medium nacional paska marr 1600 share, mija like dhe komente.

Duhet me vazhdu me linçu ende presidentin, jo me formu qeverinë, sipas jush, a? Dil matuni. Marre more, mos nxitni më urrejtje dhe leni linçimet.