Matuidi: Mbappe ka gjithçka për ta fituar Topin e Artë

E publikuar: 14/10/2018 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi mendon se ylli i Francës dhe Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, ka gjithçka që përfundimisht të fitojë Topin e Artë.

Mbappe, 19-vjeçar, është ndër kandidatët kryesor për çmimin e këtij viti, edhe pse sulmuesi nuk konsiderohej si një nga favoritët.

Megjithatë, Matuidi beson se adoleshenti, i cili e ndihmoi PSG-në të fitonte një kurorë të trefishtë sezonin e kaluar dhe u emërua lojtari më i mirë i ri pasi Franca fitoi Kupën e Botës – do të fitojë çmimin individual një ditë.

“Ai është ndër të nominuarit kështu që ai mund të fitojë”, ka thënë fillimisht Matudi në një konferencë shtypi.

Matuidi duke përgëzuar Mbappen pas një ndeshje me Francën (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Ai ka treguar se ai është një lojtar i madh, pavarësisht nga mosha e tij e re”.

“Ajo që ai tregon në fushë është shumë mbresëlënëse, ne e shohim edhe në stërvitje, jemi shumë të lumtur që punojmë me të”.

“Unë nuk do të jap favoritë sepse nuk dua të kem armiq në grup. Mund të fitojë njeriu më i mirë”.

“Por, Mbappe ka gjithçka për të fituar Topin e Artë këtë vit apo në të ardhmen”, përfundoi mesfushori i Juventusit. /Telegrafi/