Mattis, talebanët kanë shprehur interes për të negociuar

E publikuar: 13/03/2018 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis tha se fraksione të vogla të forcave talebane që luftojnë kundër qeverisë afgane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kanë shprehur interes të negociojnë për t’i dhënë fund luftës 16 vjeçare.

Zoti Mattis mbrriti të martën në Kabul për një vizitë të panjoftuar, për të diskutuar planin e Presidentit Ashraf Ghani për hapur bisedimeve të paqes me talebanët. Zoti Mattis tha se do të ishte shumë të ambicioze të mendoje se forcat kryengritëse islamike do të uleshin në tryezën e negociatave “të gjithë bashkë”. Por ai tha se paqja do të vijë përmes tryezës së bisedimeve.

Talibanët kanë propozuar zhvillimin e bisedimeve mbi një marrëveshje të mundshme paqeje, por vetëm drejtpërdrejt me Shtetet e Bashkuara, të cilat zoti Mattis i refuzon. “Ne duam që Afganistani të udhëheqë dhe të sigurojë thelbin e përpjekjes për pajtim“, tha ai.

Zoti Mattis tha se fitorja përfundimtare në Afganistan do të jetë një “pajtim politik” mes Kabulit dhe talebanëve, në një vend të aftë për të menaxhuar sigurinë e vet.

Presidenti Gani ka ofruar mbajtjen e bisedimeve të pakushtëzuara me talebanët dhe njohjen e grupit si një parti politike, që do të konkurronte në zgjedhje.