Mattia Destro në Francë

E publikuar: 30/06/2015 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mattia Destro do të luajë me Monacon. Sulmuesi italian, Mattia Destro, në stinorin e ri do të luajë në elitën e futbollit francez.

Gianlucadimarzio.com njofton se Roma ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e lojtarit.

Destro, i cili për momentin është në muajin e mjaltit, posa të kthehet mund të jetë në gjendje për t’iu bashkuar skuadrës së re.