Mattia De Sciglio një muaj jashtë fushave të blerta

E publikuar: 16/09/2017 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventus pësoi humbje prej Barcelonës në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.

Por, italianët kanë marrë edhe një lajm tjetër të hidhur prej stafit mjekësor.

Sipas “Calciomercato”, Mattia De Sciglio mund të mungojë deri në një muaj shkaku i lëndimit të marrë në takimin me katalonasit.

Kjo mund t’i shkaktojë probleme trajnerit italian, Maximilliano Allegrit pasi që në listën e lojtarëve të Ligës së Kampionëve nuk e ka përfshirë Stephan Lichtsteinerin.

Ndryshe, edhe Giorgio Chiellini pritet të rikthehet për sfidën kundër Chievos së Veronës. /Telegrafi/