Matthaus: Juve nuk është më skuadra që ka qenë, është dobësuar

E publikuar: 13/12/2017 04:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-futbollisti i Interit, Lothar Matthaus, beson se Juventusi nuk është më skuadra që e kontrolloi kampionatin italian në vitet e fundit.

Zonja e Vjetër është shpallur kampion i Italisë në gjashtë vitet e fundit dhe në këtë periudhë ka luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve.

(Foto: Getty Images)

Këtë edicion, pas 16 javësh, Bianconerët mbajnë vendin e tretë në tabelë, ndërsa Interi është lider.

“Juventusi nuk është skuadra e njëjtë që e ka kontrolluar Serien A në vitet e fundit”, ka shkruar legjenda gjermane për The Sun.

(Foto: Getty Images)

“Ndoshta skuadrat tjera janë përmirësuar. Mirëpo, mendoj se ata kanë humbur diçka që kanë pasur në fazën e mbrojtjes”.

“Ata është dashur të bëjnë disa ndryshime, pasi i kanë humbur Dani Alvesin dhe Leonardo Bonuccin”.

(Foto: Getty Images)

“Bonucci ishte lider në mbrojtje dhe i mbante gjërat të bashkuara. Pa të, fuqia e vërtetë, bërthama e kësaj skuadre të Juves është zhdukur, derisa Giggi Buffon nuk është më i ri apo i shkathët si ka qenë”.

“Nuk janë më aq të fortë ose të sigurtë në mbrojtje si në sezonin e kaluar, gjë që është mirë për (Harry) Kane dhe Mauricio Pochettino (të Tottenham Hotspur)”, ka theksuar Matthaus. /Telegrafi/