Matrapazllëqet e kriminelëve të shtetit po e degradojnë Kosovën

E publikuar: 30/04/2016 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Ali Hertica, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, konsideron se tash, me këto veprimet e fundit të bashkërenduara nga vendorët dhe ndërkombëtarët, kundër një grupi të madh kriminal që lidhet edhe me fondet e luftës, duhet të niset hetimi edhe për fondet.

“Tani është koha që të gjitha dukuritë negative, që rrjedhin dhe janë të lidhura me këto grupe kriminale, zhvatja, pasurimi i paligjshëm me paratë e popullit pasluftës, fondet e dhuruara për zhvillimin e luftës, mbledhja e ndihmave humanitare nga shumë shoqata humanitare që thirren si të tilla dhe e kanë keqpërdorur emrin “humanitet” duhet të hetohen, sepse këto matrapazllëqe të tmerrshme të kriminelëve të shtetit po e degradojnë shoqërinë dhe shtetin”, tha Hertica.