Matoshi: PDK-ja u dorëzua para Haradinajt nga frika prej LAA-së

E publikuar: 20/07/2017 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zgjedhjet e 11 qershorit gjetën opinionistin Halil Matoshi në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndonëse nuk mori me vota të mjaftueshme, Matoshi vazhdon të jetë anëtar i kësaj partie.

Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se vendimin për aderim në AAK e mori në kohën kur Haradinaj dhe subjekti i tij ishin ende opozitë.

Matoshi nuk ishte në njohuri për vendimin e koalicionit parazgjedhor, konkretisht mes PDK-së e AAK-së.

Sipas tij, partneriteti mes AKR-së e LDK-së frikësoi PDK-në dhe kësisoj sipas tij, ky subjekt u dorëzuan para Haradinajt.

Edhe në këtë rast, sipas Matoshit, Haradinaj dëshmoi gatishmëri për pajtim shoqëror.

“Haradinaj ka dëshmuar lidership i cili i pajton grupet e ndryshme shoqërore”, ka thënë ai.

“Pa këtë opozitë të fuqishme, përveç kur ka qenë VLAN-i, nuk do të lëviznin disa procese të ndryshme”, ka thënë ai.