Matoshi opozitës: Përveç revolucionit, çfarë u ofroni kosovarëve!?

E publikuar: 23/02/2016 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Publicisti Halil Matoshi, ka reaguar ndaj vendimit të opozitës kosovare lidhur me vendosjen e çadrave në shesh për të protestuar.

Sipas Matoshit, opozita i ngrehi çadrat – në ndjellje të një revolucioni demokratik.
“…Por fatkeqësisht ende pa kërkesa politike dhe pa alternativa për vendin, por hala me qëndrime nacionaliste kundrejt fqinjëve dhe përmbysëse kundrejt rendit politik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai më tej deklaron se është koha të ndërrohet mendje e të merret kjo punë më seriozisht nga zotërinjtë Kurti, Hardainaj e Limaj.
“Çka u ofroni ju kosovarëve, nëse jo miqësi me SHBA-të dhe perëndimin, nëse jo paqe me fqinjtë, nëse jo legalitet numrash ne Kuvend?”, pyet Matoshi.
“Nëse jo rendin simbolik të Republikës së Kosovës (të cilën pretendoni se po e mbroni) dhe nëse jo Kosovë të pavarun?”
Analisti Halil Matoshi deklaron më tej se “Thjesht në këtë fazë, asociacioni dhe demarkacioni janë farse..”.
Sipas Matoshit, qytetaret duan alternativa te qarta qeverisëse!