Matoshi në Stamboll: Mjedisi sfidë për rajonin

E publikuar: 29/03/2019 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në hapje të konferencës ndërkombëtare për mjedisin IREMCON III në Stamboll të Turqisë, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka ftuar vendet e rajonit për bashkëpunim në qështjet mjedisore, dhe e ka vlerësuar mjedisin si sfidë të përbashkët të të gjithë rajonit.

“Secili nga ne ballfaqohet me sfida e probleme të ndryshme, nuk do të dëshiroja që politika të na ndajë në çështjet që ndërlidhen me mjedisin. Vendi im ka dalë nga një luftë vetëm njëzet vite më parë, tani ne festuam 11 vjet pavarësi, si shtet i ri u ballafaquam me rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, dhe për këtë arsye qështjet emergjente që kishim mund të na kenë lënë paksa mbrapa në qështjet mjedisore. Megjithaë jam i lumtur që tashmë mjedisi është prioritet për vendin, kemi përfaruar legjislacionin tonë me BE-në, kemi ndërmarrë hapa konkret për mbrojtjen e mjedisit dhe po vazhdojmë përditë e më tepër ta bëjmë këtë gjë. Vetëm vitin e kaluar ne arritëm të pastrojmë mbi 900 deponi ilegale të mbeturiave, dhe mbi 30.000 mijë tonë mbeturina përgjatë fushatës për pastrimin e planetit. Për dy vite me radhë ne nga Kosova do të koordinojmë fushatën globale për pastrimin e tokës, dhe ky është një vlerësim i lartë për një vend që ka vetëm 11 vjet pavarësi.

Nuk pres që rajoni ynë të ketë mjedis të shëndoshë për të jetuar, të kryej detyrat e tij kundër ngrohjes globale dhe të arrijë standardet e BE-së, nëse nuk punojmë bashkë si shtete të gjithë në rajon” tha nder të tjerash Ministri Fatmir Matoshi.

Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të lartë të shumë vendeve të botës, si dhe organizata të ndryshme mjedisore, kurse ministri Matoshi mori edhe mirënjohje vlerësimi për kontributin e tij./Infosot/