Matoshi: Mësymja e VV-së ndaj shtëpisë së Kadri Veselit, për me t’ardh marre

E publikuar: 26/08/2016 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik, Halil Matoshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sot kanë shkuar të shtëpia e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Matoshi ka shkruar si qytetar ndihet i ofenduar me aksionin e fundit të aktivistëve të VV-së që kishin mësy shtëpinë e Kadri Veselit në Mitrovicë.

Ky është postimi i plotë i Matoshit:

E trishtueshme: VV-ja mësynë shtëpitë e qytetarëve!?

Unë i kundërshtoj hapun politikat e PDK-së dhe pushtetin personal të kësaj kaste, porse, si qytetar ndihem i ofenduem me aksionin e fundit të aktivistëve te VV-së që kishin mësy shtëpinë e Kadri Veselit ne Mitrovicë, njashtu siç kishin vepru ma përpara në Prapashticë tek shtëpia familjare e Isa Mustafës.

Kur dihet qe të dy, edhe Isa edhe Kadria kanë shtëpi banimi në Prishtinë, mësymja e shtëpive në vendlindje, ku mund te jetojnë prindër fisnike e farefis i gjanë, te turpnon qytetnisht dhe t’ban me dyshu edhe ne ato politika te denja dhe vërtet opozitare te kësaj lëvizje.

Pra, te shqetësohen pleqtë, prindit – qe janë sikur tanët – te Kadri Veselit apo Isa Mustafes, asht akt ekstremist i “revolucionareve adoleshent” për me t’ardh marre!

Sado qe eksponentët e pushtetit kane ba krime sistematike.

P.S.

Me deklaratën e tij se “do te tërhiqen njerëzit zvarre neper Prishtine” Dardan Molliqaj i VV-se ka provu me e legjitimu terrorin.

Qytetaret shqiptar edhe nji regjim te korruptuem deri n’asht, (edhe individet e kriminalizuem brenda ktina pushteti) kane me e trajtu me dinjitet – sepse vetem gjykatat jane ato qe duhet me e thane fjalen e tyne e jo aktivistet politik te opozites – dhe pa sensin ehakmarrjes.

Jo marrjes se ligjit ne dore. Kurre!