Matoshi: Kosova notë proteste Brukselit, Komisioneri për Zgjerim duhet ta sqarojë skandalin në Ambasadën e Serbisë

E publikuar: 16/07/2020 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësminisri i Kulturës, Halil Matoshi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka kërkuar sqarim nga Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Vahrleyit, ku ky i fundit u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. E në zyrën e takimit ishte vendosur një libër me titull “Kosova dhe Metohija”, e që Matoshi e quan skandal në Ambasadën e Serbisë.

Matoshi tha se pas reagimit të ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, shteti i Kosovës duhet t’i kërkojë notë proteste Bashkimit Evropian.

Nderkohë që Varhelyi duhet të sqarojë këtë çështje të cilën Matoshi e quan Skandal.

Tutje, Matoshi kujtoi se 13 mijë kosovarë janë masakruar nga shteti serb. Ndërkohë që autorët e librit, Matoshi i quajti fashistë famëkeq./FO/

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Matoshit.

Notë proteste BE-së!

1.
Pas reagimit të Ministres së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, shteti i Kosovës duhet t’i dërgojë NOTË PROTESTE, kryeqytetit politik të BE-së, Brukselit zyrtar, përmes Zyrës në Prishtinë.
Dhe kjo duhet të ndodhë tash!

2.
Ndërsa zyra e Komisionerit për Zgjerim të BE-së z.Olivér Várhelyi duhet të sqarojë skandalin diplomatik kur në Ambasadën e Serbisë në Bruksel ai shkon ta takojë Kryetarin serb Aleksandar Vučić i cili ekspozon propagandë të hapur fashiste.
Minimumi që duhet të bëjë Várhelyi është t’i kërkojë falje publike popullit të martirizuar të Kosovës, të cilit ia ka kafshuar shpirtin, ngase 13 mijë kosovarë janë masakruar nga shteti serb, duke pretenduar pikërisht Kosovën si zemër e serbizmit!?

3.
Përshkrimi i shkurtë i këtij libri, sipas Amazon.com është: Kosova na qenkësh zemra historike dhe shpirtërore e popullit serb, pikërisht sipas mottos së Mitit Serb për Kosovën, që ringriti fashizmin serb nën Slobodan Milošević-in.
Ky libër mbi “Trashëgiminë e Krishterë të Serbisë në Kosovë dhe Metohi, e cilëson Kosovën “zemra e sajë në epokat mesjetare dhe përmes sundimit otoman”, ka për qëllim të prezantojë para një publiku të gjerë leximin e – sipas historiografisë serbe që i vë në shërbim ideologjisë gjenocidale kundër shqiptarëve falsifikimin e tmerrshëm të fakteve historike – siç e cilësojnë autorët, “thesarit më të vjetër dhe më të pasur të historisë dhe kulturës mesjetare serbe”.
Sipas rrjetit Amazon.com, autorët e saj janë specialistë (Sic!) kryesorë në fushat për të cilat shkruajnë, kështu që lexuesit mund të mbështeten plotësisht në saktësinë faktike të materialit.

4.
Sipas këtij libri plotësisht kundërhistorik, sëkëndejmi propagandë klasike e modelit fashist, historia kulturore dhe trashëgimia e Mbretërisë Mesjetare Serbe të sunduar nga Dinastia Nemanjić dhe zhvillimi i saj kulturor ndër shekuj, Kosova dhe Metohija (term antikushtetues për Kosovën) paraqitet si zemra e saj atdhetare, duke e barazuar Kosovën me vendlindjen e shtetit mesjetar serb në Raskia (Raška).

5.
Autorët e librit, ndër ta fashistët famëkeq si Dušan T. Bataković, Radovan Samardžić, Dimitrije Djordjević, Dimitrije Bogdanović…, janë nacionalistët që e ngritën Milošević-in dhe inspiruan gjenocidin ndaj shqiptarëve, si: Gojko Subotić, Alex Dragnić, Slavko Todorovic, Thomas A. Emmert, Sima M. Ćirković, Arthur Evans, G. K. Chesterton, Boško Bojović, Atanasije Jevtić, Alexander F. Hilferding, Rebecca Ëest, Stamatis Skliris, Dušan T. Bataković, Radovan Samardžić, Dimitrije Djordjević, Dimitrije Bogdanović , Sava Janjić, Andreë Ëermuth, F. Ë. Harvey dhe të tjerë.

6.
Fyerje dhe denigrim konstant i shtetit serb për popullin dhe shtetin kosovar, sy europeanëve, duke ua ofenduar dinjitetin në vend të satisfaksionit moral për viktimat (ndër to, ende shumë të pagjetur, varrosur në gropa gëlçerore, në Danub, Batajnica e gjithandej në tokën serbe!

P.S.

Ky kamion është gjetur i fundosur në Danub, 4 prill, 1999, me trupat e masakruar të 86 shqiptarëve të Kosovës.