Matoshi: Demokracia është në rrezik nga një grusht deputetësh

E publikuar: 01/10/2015 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Publicisti Halil Matoshi ka reaguar me një shkrim në Facebook për bllokadën që opozita ka bërë sot për të dytën herë në Kuvendin e Kosovës.

Matoshi ka shkruar se presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është e paaftë për ta drejtuar shtetin. Në këtë mënyrë, sipas tij, Republika është e qytetarëve dhe ata duhet ta mbrojnë atë, jo duke nënshkruar peticione të manipuluar nga opozita, por duke kërkuar nga të zgjedhurit që ta thontë të vërtetën, transmeton Indeksonline.

Të paaftë, Matoshi e ka quajtur edhe kryetarin e Kuvendit, duke alarmuar se republika është në rrezik nga një grusht deputetësh “anti-repubikë”.

Më poshtë keni shkrimin e plotë të Matoshit:

Ne Kosove asht rrezikue demokracia – Jahjaga asht e paafte me e drejtue shtetin!
Qytetare dhe qytetarë kosovarë: Republika asht e jueja dhe ju duhet ta mbroni ate, jo duke nenshkrue peticione tuj qene se jeni te manipuluem nga opozita, por duke kerkue qe te zgjedhunit tuej – perfaqesuesit tuej, t’ua thojne te verteten!
* Opozita e ka bllokue funksionalitetin e shtetit, kurse Kryetari i Kuvendit asht i pafate me e mirem bajte shtepine e sovranit.
* Qeveria asht e paafte me i arsyetue dhe me i mbrojte vendimet e veta!
* Presidentja e vendit Atifete Jahjgaa asht e pafate me i zbatue detyrimet e saj Kushtetuese: Sipas Neni 83 dhe 84 te Kushtetutes:
Neni 83: Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës.
Neni 84 [Kompetencat e Presidentit] Presidenti i Republikës së Kosovës:
(1) përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë;
(2) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë;
– Pra ajo nuk po e garaton funksionimin kushtetues te Kryeinstitucionit ne ni Republike Parlamentare!!!
Demokracia asht ne rrezik nga ni grusht deputetesh anti-Republike!!!