Matoshi: AKR mund të shkojë me PAN-in, LDK po bën lojëra (Video)

E publikuar: 30/08/2017 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, ka thënë se ka gjasa reale që subjekti që përfaqëson, të bashkëqeverisë bashkë me koalicionin, PAN, por që tha se kjo varet nga presidenti i kësaj aleance, Behgjet Pacolli.

“Pse të mos diskutojmë, vendi është në një krizë politike”, tha pos tjerash Matoshi.

Ai gjithashtu, tha se AKR është e zhgënjyer që partnerët parazgjedhorë, LDK-ja, nuk po përafrojnë qëndrimet e tyre për një koalicion me Vetëvendosjen, por vetëm po bëjnë lojëra dhe nuk po prodhohet asnjë rezultat”.

Madje, ai nuk e përjashtoi mundësinë që vetë LDK të përfundojë në bashkëqeverisje me PAN./RTV Dukagjini.