Maskota me kostumin e veshur keq, i bëri prindërit të qeshin më shumë se fëmijët (Video)

E publikuar: 01/03/2018 07:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prindërit qeshën më shumë se fëmijët, me një maskotë që kishte veshur kostumin keq, që për pasojë bishti i kishte dalë përpara.

Sonya dhe Paul Heard i kishin dërguar vajzat e tyre në një organizim në Leicestershire të Anglisë, kur mbetën të habitur me paraqitjen e personazhit të veshur sikur te ‘Peppa Pig’, transmeton Telegrafi.

“George ishte ngutur teksa vishej dhe dukej sikur po na e tregonte pjesën intime”, ka qenë përshkrimi i videos.

Më poshtë mund të shihni momentin e lojës së fëmijëve, teksa të rriturit dëgjohen duke qeshur në sfond. /Telegrafi/