Maskota e skuadrës së bejsbollit shpëton fëmijën nga topi i devijuar

E publikuar: 22/04/2017 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krokodili i quajtur Albert, që shërben si maskotë e ekipit të bejsbollit Gators të Universitetit të Floridës, është kapur nga kamera duke përdorur kokën e tij gjigante prej shpuze për të mbrojtur një fans të ri nga topi i devijuar.

Videoja e postuar nga ekipi paraqet krokodilin Albert duke qëndruar ulur pranë një fansi të vogël gjatë ndeshjes së skuadrës kundër Universitetit të Floridës Veriore kur një top i devijuar erdhi në drejtimin e tyre, transmeton Koha.net.

Maskota përdor duart dhe trupin e tij për të mbrojtur djalin dhe topi i devijuar përfundon në kokën e maskotës.

Më tej, maskota, për të argëtuar masën, shtiret sikur është lënduar ndërsa djaloshi nis t’i jap ndihmën e parë.