Mashkulli që u përdhunua nga tre femra: Kam frikë të dal nga shtëpia

E publikuar: 12/05/2015 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Historia e një mashkulli që u përdhunua nga tre femra në Afrikën e Jugut tërhoqi vëmendjen e mediave pasi ky fenomen po përhapet shumë në këtë shtet.

Femrat marrin me dhunë meshkujt nën kërcënimin e armëve për t’u marrë spermën të cilën e shesin.

Por ende policia nuk ka bërë asnjë arrestim duke mos e marrë shumë seriozisht këtë fenomen.

“Më thanë të hipja në makinë me to duke më drejtuar një armë. Më thanë që nuk do të më lëndonin dhe nuk kishin nevojë për para, por vetëm për spermën time”, thotë viktima që ka dashur të qendrojë anonim.

Ai thotë se pasi e çuan në një vend të qetë në periferitë e Port Elizabeth e droguan dhe e përdhunuan me radhë.

“Gjëja më e tmerrshme që më ka ndodhur. Kam frikë të dal nga shtëpia”, ka thënë viktima.