Mashkulli më i mirë eskortë në botë: Ja sa e kam orën dhe çfarë më kërkojnë (Fotot +16)

E publikuar: 24/10/2016 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një mashkull që punon si eskortë luksi ka rrëfyer detaje intime dhe disi të pista, nga puna e tij e veçantë. Me emrin “AussieMaleEscort” në Reddit, i cilësuar edhe si mashkulli më i kërkuar eskortë në botë, ai shprehet se shërbimet që ofron kushtëzohen vetëm në dhomën e gjumit.

“Ndonjëherë shkoj edhe për darka me klientët, në shfaqje të ndryshme, në kazino, në festa nëpër jahtet private, në resorte të ndryshme etj. Megjithatë, në përgjithësi janë ata që vijnë në apartamentin tim apo shkoj unë dhe i gjej në hotel”, – rrëfen djali.

I lindur dhe i rritur në Australi, ai tani jeton në Londër. Është biseksual, ka flokë kaf dhe sy blu. Siç rrëfehet djali, klientët e tij përgjithësisht janë meshkuj biseksualë, por ndonjëherë edhe femra apo transgjinorë.

man-com-60400

Duke përshkruar jetën e tij seksuale, ai shkruan: “Nuk është se nuk më pëlqen jeta seksuale me klientët e mi meshkuj. E shijoj këtë lloj seksi, por seksi me meshkuj është vetëm një pjesë e seksualitetit tim dhe nëse do të kryeja marrëdhënie vetëm me meshkuj dhe jo me femra, do të isha shumë i pakënaqur. Nëse ndonjëherë do të më humbasë interesi për seks me klientët dhe nëse nuk do të ndjej më kënaqësi, ndoshta do të bëj një periudhë pushimi në ndonjë shtet tjetër”.

Ai shprehet se përgjithësisht paguhet minimalisht 150-200 paund në orë. “Varet edhe nga vendi në të cilin shkoj. Kërkoj dyfishin nëse shkoj në Dubai apo në vende të tjera”.

Një nga kënaqësitë më të mëdha të kësaj pune, siç thotë djali eskortë, nuk ka të bëjë me paratë. “Pjesa më e mirë e gjithë punës sime lidhet se kam gjithmonë shuma të mëdha parash në dot. Askush deri më tani nuk ma ka futur dot me çmimet”, – tregon ai.