Mascherano mund të mungojë ndaj Juves

E publikuar: 17/04/2017 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javier Mascherano është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.Argjentinasi që luan si mbrojtës te Barcelona, ka munguar në stërvitje për shkak të dëmtimit në muskujt e pasmë të kërcirit (pjesa e këmbës nën gju).

Katalunasit janë në deficit prej tre golash pas humbjes prej 3-0 në Torino, ashtu që duhet të fitojnë me epërsi prej katër golash për të shkuar në gjysmëfinale.Mungesa e Mascheranos do të ishte një goditje për fazën defensive të Barcës kur kihet parasysh se ata nuk bën të pranojnë gol.

Lëndimi i argjentinasit nuk është serioz, mirëpo mund ta lë jashtë fushe në ndeshjen e rëndësishme të këtij sezonit.

Nga ana tjetër, lajm i mirë për Luis Enriquen është rikthimi i Arda Turan, i cili është rikuperuar nga lëndimi. /Telegrafi/