Mascherano drejt Kinës, Barcelona përfiton 10 milionë euro

E publikuar: 18/12/2017 19:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javier Mascherano pritet të largohet nga Barcelona për tu larguar drejt Kinës, pasi Hebei Fortune është shumë e interesuar për të. 

Për Mascheranon interesim të madh ka pasur Juventusi në vitin 2016, kur e kishte transferuar Dani Alvesin.

Por tashmë për futbollistin që luan në mesfushë dhe mbrojtje ka interesim vetëm nga  Kina.

Sipas asaj që shkruan La Nación, 33 vjeçari do të kalojë te Hebei China Fortune.

Çmimi që klubin kinez do të paguajë për të është 10 milionë euro.

Mësohet se Mascherano do të fitojë rreth 9.5 milionë euro në sezon.

Argjentinasi me këtë lëvizje mund ta humb vendin në kombëtaren argjentinase.

Ai më parë ka luajtur në Ligën Premier për skuadra si West Ham dhe Liverpool para se të transferohej te Barcelona. /Telegrafi/