Masakrimi i myslimanëve, OKB debat për mizoritë në Birmani

31.08.2017 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Masakrimi i myslimanëve, OKB debat për mizoritë në Birmani

Numri i myslimanëve të etnisë rohingia në Birmani që janë larguar nga vendi drejt Bangladeshit që nga nisja e përleshjeve ndërkufitare 5 ditë më parë ka arritur në të paktën 18 mijë e 500.

Shifrën e ka komunikuar Zyra Ndërkombëtare e OKB-së për Emigracionin.

Ndërkohë, disa mijëra të tjerë nuk janë në gjendje të kalojnë kufirin dhe janë strehuar në Situe, kryeqytet i shtetit Rakhine, në perëndim të Birmanisë. Shumica e njerëzve të përfshirë në këtë eksod janë gra, fëmijë dhe të moshuar. Luftimet e ashpra mes forcave të sigurisë së Birmanisë dhe grupit militant të njohur si Ushtria Shpëtimtare e Arakan Rohingia nisën pasi këta të fundit sulmuan postoblloqet e ushtrisë dhe policisë, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të qeverisë birmaneze.

Grupet për të drejtat e njeriut i kanë cilësuar veprimet e forcave të sigurisë shumë ekstreme dhe druhen se minoriteti rohingia mund të bëhet pre e abuzimeve. Mbi 70 persona thuhet të kenë mbetur të vrarë në luftimet e zhvilluara që prej datës 25 gusht, kur dhe nisën.

Ndërkohë, ata që arritën të kalonin në Bangladesh gjatë kësaj jave po përballen me një akses të kufizuar në ndihmat humanitare në kampet ku janë sistemuar. Në këtë vend ndodhen rreth 400 mijë rohingia që kanë emigruar në vitet e fundit dhe tani kufiri mes dy vendeve është zyrtarisht i mbyllur.

Në një deklaratë të publikuar ditën e mërkurë, drejtori i përgjithshëm i Zyrës së OKB për Emigracionin, William Swing bëri thirrje për ofrimin e ndihmës për ata që kërkojnë strehim në Bangladesh dhe bëri thirrje që dhuna në rajonin Rakhine të marrë fund.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Daut Haradinaj për listat e veteranëve: Turp, keni me e përplasë popullin mes vete

Daut Haradinaj për listat e veteranëve: Turp, keni me e përplasë popullin mes vete

Time Kadrijaj në listën e veteranëve mashtrues, thotë se nuk ka marrë asnjëherë pension

Time Kadrijaj në listën e veteranëve mashtrues, thotë se nuk ka marrë asnjëherë pension

Sylejman Selimi me porosi nga burgu për organizatorët e protestës

Sylejman Selimi me porosi nga burgu për organizatorët e protestës

Mbi 80 për qind e kallëzimeve penale nuk merren parasysh nga prokurorët në Kosovë

Mbi 80 për qind e kallëzimeve penale nuk merren parasysh nga prokurorët në Kosovë

Veterani i UÇK-së, Adnan Hyseni bën thirrje të korrigjohen listat

Veterani i UÇK-së, Adnan Hyseni bën thirrje të korrigjohen listat

Mediu: Dialogu me Serbinë të finalizojë njohjen e pavarësisë, me garantimin e integritetit të territorit

Mediu: Dialogu me Serbinë të finalizojë njohjen e pavarësisë, me garantimin e integritetit të territorit

Veseli në shënimin e 20 vjetorit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc

Veseli në shënimin e 20 vjetorit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc

Zv.ministri i FSK-së thotë se rajoni do të përfitojë nga shndërrimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës

Zv.ministri i FSK-së thotë se rajoni do të përfitojë nga shndërrimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës

Albin Kurti thotë se vetëm një idiot si Thaçi mund ta shpëtojë Vucicin

Albin Kurti thotë se vetëm një idiot si Thaçi mund ta shpëtojë Vucicin

Rrjeti i trenave Eurostar do të shkojë në grevë për kushtet e punës

Rrjeti i trenave Eurostar do të shkojë në grevë për kushtet e punës

Sirianët votojnë në zgjedhjet lokale për herë të parë pas shtatë vjetësh

Sirianët votojnë në zgjedhjet lokale për herë të parë pas shtatë vjetësh

Policia konfirmon se i vrari në Istog është një 29 vjeçar

Policia konfirmon se i vrari në Istog është një 29 vjeçar

Flet shqiptari që fitoi mandatin e dytë të deputetit në Suedi

Flet shqiptari që fitoi mandatin e dytë të deputetit në Suedi

Serbët i mbesin besnik Beogradit, por marrin para edhe nga Prishtina

Serbët i mbesin besnik Beogradit, por marrin para edhe nga Prishtina

Djali nga Skenderaj figuron gabimisht në aktakuzë se kishte vetëm 5 vjet në luftë, është në listën e mashtruesve

Djali nga Skenderaj figuron gabimisht në aktakuzë se kishte vetëm 5 vjet në luftë, është në listën e mashtruesve

Katër punëtorë rrëzohen nga një objekt në Ferizaj

Katër punëtorë rrëzohen nga një objekt në Ferizaj