Masakra e zogjve, digjen nga panelet diellore në Kaliforni

E publikuar: 20/02/2016 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Teknologjia e paneleve diellore , mbi të cilën ka investuar edhe Googel, mund të jetë afër daljes ‘në pension”, pasi ka shkaktuar një efekt të rëndë anësor në mjedis, nga instalimet e para, të cilat janë duke shkaktuar një masakër të vërtetë të zogjve.
Qendra e re e paneleve diellore, e hapur në Kaliforni, në shkretëtirën Mohave, ka kushtuar 2.2 miliardë dollarë dhe është e para në llojin e saj: 350 mijë pasqyra të motorizuara reflektojnë dritën e diellit në drejtim të tri kullave, të gjata sa një grataçelë me 40 kate, të cilat prodhojnë energji elektrike shume efikase. Centrali mund të furnizojë me energji elektrike rreth 140 mijë shtëpia çdo vit.APC-AM20140214_131604_46BED76E

Qeveria kaliforniane e ka mbështetur këtë projekt si të tjerët, duke shpresuar nga një përfitim të qëndrueshëm të energjisë elektrike, por nuk e kishte parashikuar efektin e rëndë anësor që panelet diellore mund të shkaktonin. Qendra e paneleve diellore po shkakton tragjedi tek  zogjtë, të cilët kur kalojnë pranë kullës, humbin jetën për shkak të temperaturës shumë të lartë, që arrin deri në 500 gradë.iva1_MGzoom

Në fakt, aksidente të tilla ishin të pritshme dhe konsideroheshin pothuajse të pashmangshme, por kompania që ndërtoi qendrën e paneleve dhe autoritetet nuk e kishin pritur që të ngordhin kaq shumë zogj. Autoritet po përpiqen që të marrin masa për të minimizuar ndikimin negativ të këtyre paneleve.