Masakër në SHBA, të shtëna me armë në Columbia, dhjetëra të plagosur

E publikuar: 16/09/2017 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në orët e para të mëngjesit të sotëm dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre edhe rëndë nga të shtënat me armë në Columbia, në Karolinën e Jugut.

Nuk dihet ende me qartësi, një apo disa persona hapën zjarr rreth orës 1 të natës në qendër të qytetit, në një vend plot me njerëz.

Policia është vënë në ndjekje të autorit por nuk jepen të dhëna të tjera në lidhje me motivin e zjarrit dhe as numri i saktë i të plagosurve. Nuk dihet ende arsyet e këtij sulmi të rëndë. (J.V/Shuplaka)