Martinez: Transferimi i Witsel te Dortmundi është më i miri në botë për këtë sezon

E publikuar: 18/10/2018 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez e ka lavdëruar skuadrën gjermane, Borussia Dortmund, për transferimin e mesfushorit Axel Witsel.

Mesfushori belg është transferuar nga skuadra kineze Tianjin Quanjian te Borussia Dortmundi.

29-vjeçari i është bashkuar BVB-së për shifrën 20 milionë euro, ku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Witsel do të ketë rrogë vjetore në vlerë 7.5 milionë euro me klubin gjerman.

Ky transferim për një shifër relativisht të ulët po cilësohet si transferimi më i mirë në botë për këtë sezon nga trajneri i Belgjikës, Martinez.

“Transferimi më i mirë në botë për këtë sezon është ai i Axel Witsel te Borussia Dortmund”, ka thënë fillimisht Martinez.

“Ai është investimi më i mirë në futbollin evropian”.

“Ai u transferua për një pagesë relativisht të vogël prej 20 milionë eurosh dhe ofron shumë më shumë se kjo shifër”, përfundoi trajneri i Belgjikës. /Telegrafi/