Martinez nuk dëshiron të humbë kohë duke folur për Realin

E publikuar: 02/11/2018 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka thënë se ai nuk dëshiron të humbë kohë duke folur për Real Madridin.

Ish-tekniku i Wiganit dhe Evertonit ka kohë që po lidhet me një kalim te Real Madridi pas shkarkimit të Julen Lopeteguit.

Antonio Conte po ashtu është shumë i përfolur si një emër që mund të bëhet trajner i Realit.

“Le të mos humbasim kohë për këtë”, u shpreh Martinez për VTM.

Spanjolli ka kontratë me federatën belge deri në vitin 2020.

Suksesi më i madh i tij është gjysmëfinalja e Botërorit të këtij viti.

/Telegrafi/