Martin Shkreli provokon Kanye West dhe Kim Kardashian

E publikuar: 12/02/2016 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njëri prej figurave më kontroverse në botë, për momentin, Martin Shkreli sapo ka bërë një postim të Twitter i cili pritet të ngjallë debat jashtëzakonisht të madh në botën e muzikës dhe shou biznesit.

Pasi u bë lajm botëror në skenën muzikore kur bleu kopjen e vetme të albumit të Ëu-tang, ai ka postuar një ofertë për reperin Kanye West, raporton Insajderi.

Ai në Twitter ka pyetur njerëzit se cila ofertë e tij drejtuar Kanye West duhet të pranohet. Si raporton Insajderi, Martin Shkreli do që ta blejë kopjen e vetme të albumit të Kaney West.

E opsionet janë kontroverse ashtu sikurse vet personaliteti i tij.

Oferta e parë përfshinë 5 milionë dollarë plus albumin e Wu-Tang. Oferta e dytë përfshinë plus një tato në fytyrë ndërsa oferta e tretë është 20 milionë dollarë plus pensionimin e reperit, raporton Insajderi. Por oferta më kontroverse është ajo që përfshinë 50 milionë dollarë plus Kim Kardashian për një natë.
shkreli