Marseille – Salzburg, formacionet e mundshme

E publikuar: 26/04/2018 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marseille do të përballet për herë të tretë me RG Salzburgun këtë edicion të Ligës së Evropës.

Të dy skuadrat ishin në një grup në fazën e grupeve ku të dyja dolën nga pozitat një dhe dy. Salzburgu e ka fituar njën ndeshje, ndërsa tjera është mbyllur baras.

Marseille ka eliminuar klube si Braga, Athletico Bilbao dhe RB Leipzing.

Ndërsa në anën tjetër austrikaët kanë eliminuar klube si Real Sociedad, Dortmund dhe Lazio.

Te Marseile nga minuta e parë do të luajnë Payet dhe Thauvin, që janë pikat më të forta të francezëve.

RB Salzburgut do t’i prijë Valon Berisha i cili po zhvillon sezon të jashtëzakonshëm.

Berisha ishte ndër më meritorët për këtë arritje të Salzburgut

Ndeshja mes këtyre dy skaudrave zhvillohet nga ora 21:05. /Telegrafi/


Marseille: Pele, Amavi, Luiz Gustavo, Rami, Sakai, Sanson, Zambo Anguissa, Payet, Thauvin, Sarr, Mitroglou.

RB Salzburg: Ëalke, Ulmer, Caleta-Car, Ramalho, Lainer, Berisha, Schlager, Samassekou, Haidara, Dabbur, Gulbrandsen.