Marrveshja e Ohrit e demoduar- konflikti ndëretnik para portave të Maqedonisë

E publikuar: 28/04/2015 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emerlla UkshiniM
arrveshja e Ohrit, është njëra ndër marrveshjet me prani ndërkombëtare e bërë gjatë shpërbërjes së ish Jugosllavisë e cila u përfol më së shumti, madje edhe më shumë se ajo e Dejtonit dhe Rambujes.Diskutimet rreth saj edhe sot e kësaj dite janë jo vetëm aktuale, por edhe tejet diskutabile.Se si erdhi deri tek kjo marrvëshje,ҫfar në të vërtet përmbante kjo marrveshje, nuk është momenti të elaborohet, por se kjo marrveshje edhe si e tillë nuk u realizua,se u neperkemb nuk u perfill, atë po e argumentojnë faktet kokforta,madje edhe aktorët që qëndruan dhe tërë kohën u thirrën në të. Marrveshja e Ohrit, pos ndryshimeve të dhjetë amandamenteve kushtetuese që u aprovuan në Kuvendin Republikan të Maqedonisë në fund të vitit 2001, gjatë tërë kohës u shpërfill, u stërkeq,u sabotua dhe pothuajse fare nuk u prëfill. Kjo qasje tendencioze dhe mospërfillëse e zyrtarëve maqedonas në njërën anë dhe sjellja tejet servile, madje pakurrizore e strukturave politike të shqiptarëve në Republiken e Maqedonisë,nga dita në ditë bëri që raportet ndëretnike në këtë republikë të acarohen deri në atë shkallë sa të pëlcasë edhe pushka,respektivisht sërish të dukën apo improvizohen formacionet ushtarake në trevat shqiptare nën administrimin e kësaj Republike. Ngjarjet e fundit në Maqedoni, (“bombat” e Zaevit; Granatimi i objektit të Qeverisë në Shkup; Rasti me stacionin e policisë kufitare në Goshicë të Likovës; Paraburgimi i Rexhep Çiҫavicës në Kumanovë, pjesmarrës i tri luftrave ҫlirimtare; Aksioni policor i bastisjeve në fshatrat Malinë dhe Brezë; Burgosja e dy shqiptarëve në Haraqinë), definitivisht, me të madhe po argumentojnë thënjet e mëhershme të shumë analistëve politik se R.e Maqedonisë edhe me realizimin e tërësishëm të Marrveshjes së Ohrit e ka të vështirë funksionimin normal, ngase aspiratat e shqiptarëve për barazi në këtë shtet nuk realizohen me të, e mos të flasim për nëpërkëmbjen e saj, ҫfar edhe ndodhi për këtë dekad e gjysëm.Prandaj, ashtu edhe siq u tha kohë më parë nga shumë analistë, se Republika e Maqedonisë në këtë pranverë do të tronditet nga themelet, me sa duket parashikimet e tyre po dalin të sakta. Pa mëdyshje,alarmi për rrezikun nga destabilizimi i Maqedonisë u ngrit me rastin e Goshicës, ku reagimet në lidhje me këtë ndodhi, jo vetëm që prekën hapsirën dhe faktorët në këtë republikë por edhe më gjërë,ngase reagimet ishin të gjithanshme,të llojllojshme, por kryesisht të paqëndrueshme tendencioze, madje here-here edhe ofenduese, ngase u bënë varësisht kuteve apo pozicioneve të faktorëve që i komentuan ato. Së pari potencimi nga ana e mediave maqedonase se katërdhjet persona nga Kosova sulmuan stacionin e policiës kufitare n Goshic të Likovës ishte një potencim i paqëndrueshëm, ngase ky potencim nuk u argumentua me asnje emër apo mbiemër personi apo subjekti kosovar se qëndron prapa këtij aksioni. Pra ky potencim ekspres, se prapa ”aksionit terorist në Goshic”, qëndrojnë katërdhjet kosovar të armatosur, është fund e krye tendencioz dhe me prapavi të caktuar politike anti Kosovare. Mediat maqedonase dhe politika zyrtare e kësaj republike, me sa duket për gjitha manifestimet që rezultojnë paknaqësit e shqiptarve është e prirur që zanafillën madje edhe autorsinë ta kërkojë në Kosovë, pa u shkuar asnjëher në mendje se zanafilla e paknaqesive të shqiptarëve rrënjët i ka pikërishtë në institucionet e sistemit, në politkbërjen e tyre, në dëm dhe mbi korriz të shqiptarëve,ku është krejt normale madje edhe e pritshme se reagimet do të pasojnë,madje edhe ato që ndoshta për momentin janë të pakapshme dhe vështirë të kuptueshme për opinionin e gjerë.Kurse cilsimi i këtij aksioni si terrorist,ndonëse është vokabular i përditshëm zyrtar dhe publicistik i Shkupit zyrtar kundrejt gjitha reagimeve të shqiptarëve, jo vetëm që është i pa bazë e tenndencioze por skajshmërisht i paqëndrueshëm, sepse nacioni ”terror”, në asnjë mënyrë nuk mund të përkufizohet me ҫarmatosjen e ndonjë personi zyrtar dhe largimin e tij nga një vend i caktuar,qoft ai edhe stacion i improvizuar policor, sepse terrori nënkupton dhunë,marrje jete,shkatrrim, rrënim objekti, në rastin konkret nuk kemi dhunë,nuk kemi marrje jete,nuk kemi shkatrrim apo rrënim objekti. Pra aksioni i lartëpërmendur mundet të kualifikohet si veprim antiligjor por jo edhe si veprim apo aksion terrorist. Së dyti përshkrimi i këtij grupimi, si formacion mercenarësh,si formacion që ka marrur të holla nga qeveritarët maqedonas, apo edhe më rëndë, se është në shërbim sërbo-rusë, jo vetëm që është tendencioz,ofendues, është skajmërisht përshkrim mjerak, tejet i ulët, madje pa kurrfar niveli, me asgjë i argumentuar,madje me asnjë dëshmi e cila do të shpiente drejt një konkludimi të tillë.Sdo mend se propaganda e tillë është e servuar nga kuzhinat e qeveritarëve aktual sllavomaqedonas dhe suitave të tyre shqiptarë, ngase vetvetiu shtrohen pyetjet: Cilat janë argumentet se dikush paska marrun të holla për të nisur një luftë në Maqedoni; Prej nga kjo e dhënë, nga deklaratat e individëve të ҫmendur që vetën e shpallin gjenaral policie;Kush janë ata qe dhanë të hollat; Cili individ mund të jap 2 milion evro; Cili institucion shtetror mund të mbuloj një vlerë të tillë. Cili shqiptarë i pranoi ato të holla;Cili formacion politik apo ushtarak shqiptar,sepse luftën nuk mund ta bëjë një individ,madje as edhe një grup formal sado qoft ai i pergaditur, pa pasur një formacion të organizuar politik qoft ai edhe illegal. Fundja cila qeveri jep të holla për të rrënuar vetvetën,sepse lufta detyrimisht e rrënon këtë qeveri, madje edhe më shumë se kaq,rrënon themelet e shtetit.Edhe më banal është përshkrimi se ky formacion qenka në sherbimin sërbo – rusë,kjo nuk kapërdihet,madje nuk arsyetohet me asgjë,këtyre etiketave u ka dale boja kahmoti, fundja as Serbia, as Rusia nuk kanë relevanc nderkombëtare për të mënagjuar me krizat e tilla,e aq më tepër për të përfituar nga to,ngase nësë ҫështja merr karakter ndërkombëtarë factor relevant për këto ҫështje është BE-ja dhe SHBA-ja. Së treti, tezat e disave, madje edhe ato të Ali Ahmetit, se UÇK-ja, është shpërbërë,se ajo ishte formacion i udhëhequr nga Ali Ahmeti dhe se askushi nuk e ka të drejtën të i ripërtrij ato, aq më tepër të vendoset në krye të tyre është e paqëndrueshme, e inatshme dhe megalomane. E drejta e vazhdimsisë egziston,madje edhe është shumë e kuptueshme, kur nuk realizohet një marrveshje e arritur,siq është rasti me UÇK-në dhe Marrveshjen e Ohrit. Askushi nuk e ka të drejtën të ndaloj përpjekjen për liri,për ecje përpara,për realizimin e aspiratave shekullore të shqiptarëve aq më tepër Ali Ahmeti i cili edhe atë që u pranua nga pala maqedonase me Marrveshjen e Ohrit e shpërfilli dhe përdhosi deri në skajshmëri.Pra këtyre ditëve jemi dëshmitar në njërën anë të prononcimeve paushalle në lidhje me atë se kush po e destabilizon situatën ne Maqedoni,kush kë e ka paguar,apo në proekt të kujt është e kështu me radhë,kurse në anën tjetër situata gjithnjë e më tepër eskalon,veҫanarisht pas ndërmarrjeve të operacioneve policore në fshatrat e Karadakut. Sjelljet e pushtetit actual,bëjnë të nënkuptohet se asgjë nga historia jo edhe e largët nuk është mësuar,me sa duket edhe situata aktuale nuk po i bind se Maqedonia është në prag të konfliktit ndëretnike,se Marrveshja e Ohrit është e demoduar,se koncepti unitar i shtetit maqedon nuk mund të ecën më,se ai urgjentisht duhet ndyshuar.Zyrtarët maqedonas urgjentisht duhet të ndërpresin ekspeditën e bastisjeve dhe burgosjeve të shqiptarëve,madje në vend të kësaj iniciative ata duhet të shikojnë revidimin e gabimeve kundrejt shqiptarëve,veҫmas me proceset e montuara politike kundrejt tyre,kurse Ali Ahmeti dhe suita e tij nuk duhet të vizitoj as Prishtinën e as Tiranën, para se të vizitoj fshatrat e Karadakut, bashkëluftëtarët e tij,të sqaroj ata për shumҫka që ka ndodhur deri më tani.