Marrëzia shkon edhe pak më larg: Mos e shikoni Kampionatin Evropian (Video)

E publikuar: 26/05/2016 23:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një hoxhë u ka sugjeruar të rinjve myslimanë që të mos shikojnë futboll, e sidomos Kampionatin Evropian, pasi që sipas tij është ‘haram’ dhe ata nuk fitojnë asgjë nga ai, por humbin kohën.

“Është haram që një mysliman të shikojë Kampionatin Evropian, sepse perfundon në ferr nëse e bën një gjë te tillë”, thotë hoxha në një video që po qarkullon në rrjetet sociale.

“Një myslimanit nuk i ka hije që të harxhojë kohë duke shikuar futboll, pasi që mëson emrat e lojtarëve, por jo të Sahabeve, shokëve të Muhamedit”, thotë ai.