Marrëveshje për pranim fajësie e të akuzuarve për terrorizëm

E publikuar: 31/10/2017 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy të akuzuar për vepra që lidhen me terrorizmin arritën sot marrëveshje për pranim fajësie me prokurorinë.

Alban Demiri e Kadri Bislimi, të akuzuarit për pjesëmarrje në grupe të armatosura që luftojnë jashtë vendit arritën marrëveshje për pranim fajësie me prokurorin Haki Gecaj.

Me marrëveshje, dy të akuzuarit për bashkim me formacionet e armatosura pranuan fajësinë, ndërsa u pajtuan edhe për lartësinë e dënimit.

Sipas marrëveshjes Alban Demiri e Kadri Bislimi do të dënohen me nga 1 vjet e gjashtë muaj burg.

Marrëveshja për pranim fajësie është aprovuar edhe nga gjyqtari Vesel Ismajli.

Sipas Ismajlit pajtimi i gjykatës me këtë marrëveshje nënkupton dënimin e dy të akuzuarve sipas marrëveshjes së tyre me prokurorinë.