Marrëveshja Tregtare SHBA-Kinë, Huawei në lojë

24.05.2019 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Marrëveshja Tregtare SHBA-Kinë, Huawei në lojë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se çështja e kompanisë Huawei mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, pavarësisht se kompania e telekomunikacioneve është “shumë e rrezikshme”.

Lufta tregtare SHBA-Kinë është përshkallëzuar në javët e fundit me rritjen e tarifave dhe kërcënime për më shumë veprime në të ardhmen.

Uashingtoni e ka vendosur kompaninë kineze Huawei në listën e zezë tregtare.

SHBA-ja thotë se Huawei përbën një rrezik të sigurisë kombëtarendërsa Pekini akuzon SHBA-në për “ngacmimin” e kompanisë.

“Huawei është shumë e rrezikshme”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Në ndërkohë ministria e Jashtme e Kinës denoncoi komentet e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili tha se shefi ekzekutiv i Huawei po gënjen lidhur me lidhjet e kompanisë së tij me Qeverinë e Pekinit.

Sekretari Pompeo tha të enjten se shefi ekzekutiv i Huawei ishte duke gënjyer lidhur me lidhjet e kompanisë së tij me Qeverinë e Pekinit dhe ai besonte se më shumë kompani amerikane do të prishnin lidhjet me gjigantin e teknologjisë.

Ai tha se Huawei paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

“Disa politikanë amerikanë po bëjnë të gjitha llojet e thashethemeve, por jo duke dhënë dëshmi”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang.

Javën e kaluar, administrata e presidentit Trump, vendosi të shtoj kompaninë “Huawei” në “listën e entiteteve” e cila ndalon kompanitë të blejnë teknologji nga firmat amerikane pa miratimin e qeverisë.

Të hënën, kompania amerikane Google vendosi të ndalojë disa përditësime në sistemin Android për telefonat Huawei. Kjo masë, shënon goditje ndaj kompanisë kineze, pasi përdoruesit e pajisjeve të saja nuk do të mund të përditësojnë aplikacionet nga sistemi operativ Android.

Huawei përballet me një reagim në rritje nga vendet perëndimore, të udhëhequra nga SHBA, mbi rreziqet e mundshme që paraqiten duke përdorur produktet e saj në rrjetet e ardhshme mobile të 5G.

Disa vende kanë ngritur shqetësime se pajisjet Huawei mund të përdoren nga Kina për mbikëqyrje, akuza që kompania i ka mohuar me forcë.

Huawei ka thënë se nuk paraqet ndonjë kërcënim dhe se është i pavarur nga Qeveria kineze.

“Përgjigja më e mirë ndaj SHBA-së është se firmat kineze vazhdojnë të rriten më shumë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng në një konferencë në Pekin.

Dy ekonomitë më të mëdha në botë, Kina dhe SHBA-ja janë përfshirë në një mosmarrëveshje të egër rreth raporteve tregtare që nga ditët e para të presidencës së Z. Trump.

Jo vetëm që SHBA-ja akuzon Kinën për vjedhjen e pronës intelektuale, por kërkon që Pekini të bëjë ndryshime në politikat e saj ekonomike, të cilat thotë se padrejtësisht favorizojnë kompanitë vendase përmes subvencioneve.

Trump gjithashtu dëshiron të shkurtojë deficitin tregtar të Amerikës me Kinën, të cilën ai thotë se po dëmton prodhimin amerikan. /REL

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Me këtë fanellë Dardanët do të dalin përballë Anglisë

Me këtë fanellë Dardanët do të dalin përballë Anglisë

Rivaliteti në Serie A mes Juventus dhe Inter

Rivaliteti në Serie A mes Juventus dhe Inter

VIDEO/ Këngëtari serb publikon këngën për miqësinë me shqiptarët: Jemi si një familje dhe kjo dihet

VIDEO/ Këngëtari serb publikon këngën për miqësinë me shqiptarët: Jemi si një familje dhe kjo dihet

Ronela Hajati shfaqet me ndryshim të ri

Ronela Hajati shfaqet me ndryshim të ri

Grimeri shqiptar shndërrohet në femër për Halloween

Grimeri shqiptar shndërrohet në femër për Halloween

Kylie dhe Kendall Jenner shfaqen joshëse

Kylie dhe Kendall Jenner shfaqen joshëse

Magjia e Messit, ja pse është më i miri në botë

Magjia e Messit, ja pse është më i miri në botë

Tërbohen modelet! Ishin dëbuar nga stadiumi, por sërish nudo! – FOTO

Tërbohen modelet! Ishin dëbuar nga stadiumi, por sërish nudo! – FOTO

Dua, mos po guxon më shumë “se ç’duhet”? (FOTO)

Dua, mos po guxon më shumë “se ç’duhet”? (FOTO)

E mbante mbyllur prej vitesh, makina e pasuron në ankand

E mbante mbyllur prej vitesh, makina e pasuron në ankand

Dafina ndan një imazh të ri për fansat e saj

Dafina ndan një imazh të ri për fansat e saj

Rasti i Morena Tarakut, Prokuroria deklaron se nuk është mbyllur ende

Rasti i Morena Tarakut, Prokuroria deklaron se nuk është mbyllur ende

Nora Istrefi e gjitha në lëkurë, mahnit me dukjen

Nora Istrefi e gjitha në lëkurë, mahnit me dukjen

Carlos Vela, i hapur për transferim në Barcelonë

Carlos Vela, i hapur për transferim në Barcelonë

Barcelona-Real luhet në 18 dhjetor, El Clasico ka një datë

Barcelona-Real luhet në 18 dhjetor, El Clasico ka një datë

Tottenham – Crvena Zvezda 9:2 (VIDEO)

Tottenham – Crvena Zvezda 9:2 (VIDEO)