Marrëveshja përfundimtare, çështje muajsh apo vitesh

17.10.2020 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Marrëveshja përfundimtare, çështje muajsh apo vitesh

Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi është çështje muajsh e jo vitesh sipas përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, nëse të dy palët janë konstruktive. Por sipas atyre që analizojnë zhvillimet politike në Kosovë diçka e tillë nuk pritet të ndodh në një periudhë të afërt kohore. Kërkesa e palës serbe që në Bruksel të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe refuzimi i Qeverisë së Kosovës që të hapet kjo temë ka bërë që të ngecë procesi i dialogut.

Në fillim të javës, Josep Borrell, para ministrave të Jashtëm në Luksemburg, foli për procesin e dialogut Kosovë-Serbi të cilin e quajti kompleks.

Megjithatë, sipas tij, arritja e marrëveshjes finale është çështje muajsh e jo vitesh, siç tha ai, nëse të dy palët angazhohen në mënyrë konstruktive.

“Unë personalisht besoj se arritja e marrëveshjes përfundimtare është çështje muajsh e jo vitesh, me kusht që të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive. Ne nuk e shkruajmë paraprakisht se cila është zgjidhja. As nuk do të caktojmë afate artificiale për të përshpejtuar procesin. Ne mirëpresim të gjitha nismat në mbështetje të dialogut. Mirëpresim edhe angazhimin e SHBA-së, por është BE-ja ajo që e udhëheqë këtë proces”, tha Borrell.

Duke folur për ketë çështje, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë marrëveshja përfundimtare brenda javësh do të ishte e mundur nëse do të kishte një bashkëpunim më substancial në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që sipas tij do të kishte presion më të madh.

Sipas tij, deklarata të tillë bëhen me qëllim të forcimit të rolit të tij brenda vet Bashkimit Evropian.

“Kjo ndoshta do të ishte më e mundur nëse do të kishim një imput dhe një bashkëpunim më substancial me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-së ku presioni i dy vendeve do të ishte më i madh dhe mënyra e strukturimit të argumenteve dhe arritjes deri të marrëveshja do të ishte ndoshta më e mirë dhe më gjithëpërfshirëse dhe më e pranueshme për të dyja palët, në këtë rast edhe për palën kosovare. Mendojmë se ky pretendim i Borrellit dhe kjo deklaratë e tij shërben edhe për ta fuqizuar pozitën e tij brenda Bashkimit Evropian duke marrë parasysh se është një detyrë e re për të dhe ne e shohim sikur që deshi t’u dëshmohej vendeve si Gjermania dhe Franca që janë vendet kryesore të bashkimit Evropian, që BE është duke bërë diçka për dialogun”, thotë ai.

Kosova dhe Serbia u rikthyen në tavolinën e bisedimeve tre muaj më parë ndërkohë tani procesi ka ngecur për shkak se pala serbe po insistonë në rihapjen e temës së Asociacionit, diçka që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar që tashmë është çështje e mbyllur.

Sipas analistit Faton Abdullahu, një marrëveshje përfundimtare duhet të ndodh atëherë kur Bashkimi Evropian dhe Beogradi të njohin Kosovën shtet siç është me rregullimin e brendshëm çfarë e ka aktualisht.

“Borrell ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi është çështje muajsh nëse kemi konstruktivitet nga palët, por çfarë kontriktiviteti kërkohet nga pala kosovare, ai nuk na ka treguar. Ne themi se kjo marrëveshje përnjëmend është çështje muajsh, mbase javësh sikur Bashkimi Evropian, vet Brukseli dhe Beogradi zyrtar do të ishin kontruktiv, para se gjithash ta njohin vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës, shumicës absolute me çka Kosova duhet të jetë shtet sikur që është, me kufijtë sikur që i ka, me rregullim shoqëror, juridik të brendshëm sikur si e ka dhe gjërat do të ecin përpara dhe siguria në Ballkan larg më e mirë sesa që është tani”, thotë ai.

Gjithashtu, sipas Arbër Fetahut nga GLSP, Kosova dhe Serbia në dialog janë në pozicione të kundërta se çka dëshirojnë nga procesi.

“Përderisa Serbia nuk heq dorë nga implementimi i Asociacionit dhe në anën tjetër nuk kemi njohjen si kusht për implementim të Asociacionit apo për arritjen e një marrëveshje, mendoj që dialogu mund të shkojë në pafundësi apo të pezullohet dhe të kthehemi në një pikë të status quo”, shton ai.

Bashkimi Evropian ka rritur presionet lidhur me vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje finale.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë ka deklaruar se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare pa Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Pas Kosovës, ai ka vizituar Beogradin ku ka përmendur edhe mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës me qëllim të implementimit të marrëveshjes për Asociacionin.

Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit, Kosovë-Serbi, në vitin 2013

Dy vjet më vonë dy vendet kanë nënshkruar edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij por Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës./G.Kadrija/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Marrëveshja përfundimtare, çështje muajsh apo vitesh

Marrëveshja përfundimtare, çështje muajsh apo vitesh

Nitaj: Prishtina mund ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut

Nitaj: Prishtina mund ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut

Projektligji për UÇK-në assesi të miratohet, LVV e quan ligj të dobët por PDK nuk tërhiqet

Projektligji për UÇK-në assesi të miratohet, LVV e quan ligj të dobët por PDK nuk tërhiqet

Komuna e Prizrenit do të përkrah sektorin privat me 700 mijë euro

Komuna e Prizrenit do të përkrah sektorin privat me 700 mijë euro

Në Trust vetëm 6 mijë punëtorë kontributdhënës janë më pak në pandemi

Në Trust vetëm 6 mijë punëtorë kontributdhënës janë më pak në pandemi

​Bosch: Nuk mund ta imagjinoj që Lajçak i ka kërkuar Kosovës ndryshimin e Kushtetutës

​Bosch: Nuk mund ta imagjinoj që Lajçak i ka kërkuar Kosovës ndryshimin e Kushtetutës

126 bujqve dhe fermerëve të Obiliqit ju kompensohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet

126 bujqve dhe fermerëve të Obiliqit ju kompensohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet

“Aleksandar Vuçiqi akuzohet publikisht për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”

“Aleksandar Vuçiqi akuzohet publikisht për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”

Hoti: I tronditur me humbjen e dy djemve të familjes Arifaj

Hoti: I tronditur me humbjen e dy djemve të familjes Arifaj

Arben Gashi: Kurti ndërhyri në punët e Amerikës

Arben Gashi: Kurti ndërhyri në punët e Amerikës

Dy seanca, përmbledhje nga diskutimet dhe vendimet e Kuvendit

Dy seanca, përmbledhje nga diskutimet dhe vendimet e Kuvendit

Deputeti i PDK për shkarkimet e Hotit: LDK nuk po përmbahet nga veprimet komuniste

Deputeti i PDK për shkarkimet e Hotit: LDK nuk po përmbahet nga veprimet komuniste

Zgjidhen anëtarët e rinj të Komisionit të Pavarur të Mediave

Zgjidhen anëtarët e rinj të Komisionit të Pavarur të Mediave

Hoti shkarkon edhe drejtorin e ATK-së dhe të Doganës

Hoti shkarkon edhe drejtorin e ATK-së dhe të Doganës

PDK: Shkarkimi i Qalajt është hakmarrje e LDK-së për Haki Rugovën

PDK: Shkarkimi i Qalajt është hakmarrje e LDK-së për Haki Rugovën

Kurti mbështet publikisht Joe Bidenin për President të ShBA-së

Kurti mbështet publikisht Joe Bidenin për President të ShBA-së