“Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të bëhet para zgjedhjeve në SHBA”

E publikuar: 19/05/2020 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë Albin Kurti të hënën në një bashkëbisedim me studentët e Harëard-it tha se Grenellit po i ngutet të arrihet një marrëveshje finale mes dy shteteve deri në shtatorë.

Mirëpo zëdhënësi i Grenellit, Dick Custin tha në një përgjigje elektronike për RTV Dukagjinin se “Grenelli nuk është i disponueshëm të komentojë deklarata të tilla të Albin Kurtit”.

Ndërsa njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbia para zgjedhjeve në Amerikë, por me kusht që marrëveshja të jetë e kënaqshme për të dyja shtetet dhe të mos ketë ndikim te shtetet tjera fqinje.

“Shtatori nuk është datë e vonshme duke pasur parasysh se Grenell ka thënë që duhet të ketë një marrëveshje të shpejt mes palëve. Si e tillë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodh para zgjedhjeve në SHBA e që është shumë e mundshme të bëhet në shtatorë”, deklaroi për RTV dukagjinin, Allen Meta nga organizata D4D, përcjell Telegrafi.

“Marrëveshja duhet t’i plotësojë nevojat tona dhe Serbisë pasi janë palë negociuse, por që nuk duhet të ketë ndikim negativ në ndonjë shtet tjetër”, deklaroi Besnik Vasolli.

Me ndërmjetësimin e Grenellit Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për linjën ajrore, hekurudhat, dhe autostradat./RTV Dukagjini