Marrëveshja e Parisit në rrezik për shkak të ndotjes së madhe të ajrit

E publikuar: 08/08/2017 09:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazrat që lëshohen, të cilat po shkaktojnë ngrohje globale dhe ndotje të atmosferës, nuk po regjistrohen në inventarët zyrtarë, njofton BBC pas një hulumtimi të kryer.

Vëzhguesit e ajrit në Zvicër kanë zbuluar sasi të mëdha të gazit që vjen nga Itali. Megjithatë, në prezantimet italiane në OKB, regjistrohet vetëm një sasi e vogël e substancës që emetohet.Nivelet e disa shkarkimeve në Indi dhe Kinë, janë aq të pasigurta sa ekspertët thonë se shënimet e tyre janë 100 të ndryshme nga ato që raportohen.

Këto defekte përbëjnë një kërcënim të madh për Marrëveshjen e klimës së Parisit, duke i shtuar edhe synimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’u tërhequr, thuhet në hulumtimin e BBC-së