Marrëveshja e Brukselit e nxjerr Thaçin në pozicione kundërshtuese me amerikanët

18.07.2019 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Marrëveshja e Brukselit e nxjerr Thaçin në pozicione kundërshtuese me amerikanët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka përfaqësuar Kosovën në dialogun e Brukselit për normalizimin e raporteve me Serbinë, në fund të majit të këtij viti kishte thënë se në asnjë mënyrë nuk do të lejojë themelimin e kurrfarë lloji të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Marrëveshja për themelimin e ASK’së ishte pjesë e marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar në vitin 2013, shkruan Gazeta Express.

Thaçi kishte thënë se në këmbim të themelimit të ASK-së ishte premtuar njohja nga Serbia, e meqenëse një gjë e tillë nuk ka ndodhur, atëherë çështja e Asociacionit është ‘e vdekur’.

“Në asnjë rrethanë, nuk do të lejojmë as Asociacion as ekzekutiv, as kurrfarë ..zero. Ka qenë kohë ndryshe kur ka ndodhë, është premtuar njohja, s’ka ndodhur, le ta harrojnë, ajo punë është e vdekur”, kishte deklaruar Thaçi në tv Dukagjin më 30 maj.

Megjithatë mendim pozitiv për marrëveshjet e arritura në Bruksel kanë SHBA-të, shtet ky që Thaçi i dëshiron në dialogun Kosovë-Serbi me çdo kusht.

Këtë në një intervistë për Zërin e Amerikës e ka thënë diplomati amerikan, Philip Reeker i cili aktualisht është ushtrues i detyrës së zëvendës Sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë.

Ai thotë se SHBA-të janë partnerë të ngushtë të Evropës dhe se personalisht është angazhuar në dialogun që kishte sjellë marrëveshjen e Brukselit.

Reeker thotë se ajo marrëveshje ka bërë ndryshimin, duke ulur tensionet në rajon për pesë vitet e fundit.

“Kosova dhe Serbia duhet të vendosin bashkë për atë se a janë të gatshme t’i kthehen dialogut. Ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerët e BE’së. Unë kam qenë i përfshirë në fazën e hershme të dialogut që e solli marrëveshjen e Brukselit, për të cilën mendoj se ka bërë një dallim të madh në funksionimin e e jetës, vendosjen e një tempoje, uljen e tensioneve në rajon në pesë vitet e fundit”, ka thënë Reeker.

Në këtë intervistë përveç tjerash Reeker ka treguar se SHBA-ja është e gatshme që të inkuadrohen në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se për këtë thotë të ketë biseduar edhe me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeon.

Për qëndrimin e Thaçit kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kishte pasur një përgjigje edhe Bashkimi Evropian.

Në një përgjigje për Gazetën Express ata kishin thënë se bëjnë thirrje që të implementohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“BE-ja vazhdon të bëjë thirrje për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur”, thuhej në përgjigjen e Brukselit më 16 qershor të këtij viti (2019).

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mikrobiologu britanik: Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë një valë të dytë të koronavirusit

Mikrobiologu britanik: Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë një valë të dytë të koronavirusit

Milaim Zeka thotë se VV po luan me Familjen Jashari përmes Muratit

Milaim Zeka thotë se VV po luan me Familjen Jashari përmes Muratit

Shpëtoi një grua, ushtria e Zvicrës dekoron ushtaren me prejardhje shqiptare – Antigona bëhet personi i parë që merr “shiritin CdA”

Shpëtoi një grua, ushtria e Zvicrës dekoron ushtaren me prejardhje shqiptare – Antigona bëhet personi i parë që merr “shiritin CdA”

Krasniqi: Do ta mbështesnim pa kurrfarë rezerve nëse Murat Jasharit do t’i jepej mandati i plotë

Krasniqi: Do ta mbështesnim pa kurrfarë rezerve nëse Murat Jasharit do t’i jepej mandati i plotë

Kosova – Diasporë për Serbinë (VIDEO)

Kosova – Diasporë për Serbinë (VIDEO)

Lutfi Haziri: Po ndërtohet një qeveri të cilës unë nuk i besoj

Lutfi Haziri: Po ndërtohet një qeveri të cilës unë nuk i besoj

Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar të jetë ministër në Qeverinë Hoti

Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar të jetë ministër në Qeverinë Hoti

13 raste të reja me koronavirus sot, 7 prej tyre në Prishtinë

13 raste të reja me koronavirus sot, 7 prej tyre në Prishtinë

LDK i bën publikë emrat e ministrave në Qeverinë Hoti

LDK i bën publikë emrat e ministrave në Qeverinë Hoti

Qeveria ndan nga 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve të Artanës

Qeveria ndan nga 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve të Artanës

Kryetari i Ulqinit premton se për turistët këtë vit do të ketë zbritje

Kryetari i Ulqinit premton se për turistët këtë vit do të ketë zbritje

Eksperti gjerman: Po bëhet presion i jashtëzakonshëm për një marrëveshje të ndytë Kosovë -Serbi

Eksperti gjerman: Po bëhet presion i jashtëzakonshëm për një marrëveshje të ndytë Kosovë -Serbi

Nis mbledhja e LDK-së, vendoset për emrat e ministrave

Nis mbledhja e LDK-së, vendoset për emrat e ministrave

Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e dy minatorëve

Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e dy minatorëve

Minatorët kërkojnë t’u bashkohen ekipeve të kërkimit për nxjerrjen e trupave nga Miniera e Artanës

Minatorët kërkojnë t’u bashkohen ekipeve të kërkimit për nxjerrjen e trupave nga Miniera e Artanës

Agjencia kundër Korrupsionit njofton se afati i fundit i deklarimit të pasurisë është data 19 qershor 2020

Agjencia kundër Korrupsionit njofton se afati i fundit i deklarimit të pasurisë është data 19 qershor 2020