Marquinhos dhe Moura bëhen prindër, nëntë muaj pas triumfit ndaj Barcës (Foto)

E publikuar: 15/11/2017 01:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollistët e Paris Saint Germainit, Marquinhos dhe Lucas Moura, janë bërë të dy prindër brenda një jave.

Ndërkaq, e veçanta e këtij lajmi është se fëmijët e tyre kanë ardhur në jetë saktësisht nëntë muaj pas triumfit në të tetën e finales të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës (4-0).

Një fotografi e bashkuar e dy futbollistëve me fëmijët e tyre, është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, pikërisht për shkak të kësaj koincidence.

Më 14 shkurt të këtij viti, PSG e mposhti Barcelonën me rezultat 4-0, megjithëse në ndeshjen kthyese Katalunasit përmbysën gjithçka duke fituar me rezultat 6-1 dhe u kualifikuan në çerekfinale.

Të dy lojtarët kanë publikuar fotografi në rrjetet sociale, ku kanë pozuar me fëmijët e tyre.

Marquinhos është bërë baba i një vajze që e ka pagëzuar Maria, kurse Lucas ka pritur në jetë djalin e tij Miguel.

Me dy gola të Angel Di Marias dhe golave të Julian Draxler e Edinson Cavani, PSG triumfoi në Parc de Princes.

Dhe duket se të dy futbollistët e kanë festuar triumfin ndaj Barcës duke kaluar natën me partneret e tyre. /Telegrafi/