Marotta: Së shpejti njoftim zyrtar për Godinin, Icardin po e presim, por askush nuk është mbi klubin

E publikuar: 21/02/2019 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, e konfirmoi se së shpejti klubi do të ketë një njoftim për Diego Godinin dhe e ka paralajmëruar Mauro Icardin se asgjë nuk është mbi klubin.

Ka pasur disa tifozë të Interit në San Siro që kishin veshur fanella të Interit me numrin ‘Godin 2-0’, pasi e shënoi golin e dytë në takim ndaj Juventusit.

“Jam i lumtur, ne jemi në një fazë shumë të avancuar në negociata dhe ishte mirë ta shihnim Godinin duke shënuar dje”.

“Sa për pjesën tjetër, le të themi se jam shumë optimist dhe besoj se do të jemi në gjendje të bëjmë një njoftim zyrtar shumë shpejt”.

Nëse Godin është rrugës për në Inter, atëherë e ardhmja e Icardi në klub mbetet në dyshim.

“Nuk e dimë kur do të kthehet Icardi, ju në media duket se dinë më shumë se ne. Ne jemi duke pritur dhe nuk kam asgjë për të shtuar në atë që tashmë është thënë”.

Mauro Emanuel Icardi . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Ne shpresojmë që ai të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur, kur ai të shërohet nga kjo dhimbje në gjurin e tij”.

“Klubi është i pari dhe më kryesorja. Për shembull, ka një klub në Kopenhagë që ka shkruar në simbolin e tij: ‘Asgjë mbi klubin’. Ne duhet të shkojmë përpara me të njëjtën moto në mendjet tona”, ka thënë Marotta për Sky Sport Italia. /Telegrafi/