Marotta: Po presim përgjigje nga Emre Can

E publikuar: 18/03/2018 07:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, para ndeshjes kundër SPAL-it është pyetur edhe për transferimin e mundshëm të Emre Can.

Italiani ka thënë se ata kanë bërë ofertën e tyre dhe tani po presën përgjigjen e lojtarit.

Jack Wilshere? Jemi të gatshëm të shikojmë mundësitë, por nuk e mohoj, jemi të koncentruar te Emre Can dhe po presim përgjigjen e tij. Ky është objektivi jonë primar”.

“Nëse ka përgjigje negative, do të lëvizim drejt lojtarëve tjerë”, ka thënë Marotta për Mediaset Premium.

Can pritet të largohet në verë nga Liverpooli (Getty Images)

Gjermani do të jetë lojtar i lirë gjatë verës, por ende nuk ka vendosur se a do të rinovojë apo do të largohet nga Reds.

Can kaloi te klubi nga Anfield në verën e vitit 2014 për 12 milionë euro.

Për mesfushorin qendror ka shfaqur interesim edhe Real Madridi. /Telegrafi/