Marotta: Kurrë nuk e kam shkarkuar asnjë trajner në 22 vite karrirrë

E publikuar: 05/02/2019 18:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Beppe Marotta thotë se në karrierën e tij 22 vjeçare si drejtor, ai nuk e ka shkarkuar asnjë trajner.

U fol shumë se Liga e Kampionëve është vendimtare për  trajneri aktual të Interit, Luciano Spalletti,.

“Spalletti është konfirmuar. Nuk mund të flasim për punën e tij së është në rrezik”.

“Në 22 vitet e mia si drejtor i Serie A në tre klube si Atalanta, Sampdoria dhe Juventusi, unë kurrë nuk kam shkarkuar asnjë trajner”.

“Ju duhet të keni kushte të veçanta për të shkarkuar një trajner dhe këtu ato kushte nuk ekzistojnë. Spalletti do të qëndrojë me ne”.

“Liga e Kampioneve vendimtar për të ardhmen e tij? Ka disa objektiva që duhet të arrihen. Pas kësaj ne do t’i bëjmë konsideratat tona”.

“Kultura e fitores duhet të përmirësohet këtu”, ka deklaruar Marotta. /Telegrafi/