Marotta: Juve ndër favoritët e Ligës së Kampionëve

E publikuar: 31/08/2018 07:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Giuseppe Marotta ka thënë se Juventusi nuk duhet të fshihet nga statusi i favoritit për të fituar Ligën e Kampionëve.

Bianconerët natyrisht se kanë grup fascionues të lojtarëve të cilët do të përballen me Manchester Unitedin dhe Valencian.

Vet Marotta ka shpresa të mëdha për klubin e tij.

“Komentet në këtë nivel janë gjithnjë të njëjta, njerëzit thonë se është grup i lehtë e i thjeshtë ky, por varet nga ne”.

“Nga motivimi dhe përkushtimi ne duhet që të jemi gati të përballemi me kundërshtarët. Ky është një turne ku një rezultat i vetëm mund të jetë vendimtar, kështu që ne nuk duhet që të relaksohemi asnjëherë”.

“Nuk e di nëse ne jemi favoritët, por jemi ndër favoritët dhe nuk duhet të fshihemi nga ky fakt. Transferimi i Ronaldos ishte i jashtëzakonshëm, për të cilin ka luftuar personalisht Andrea Agnelli”.

“Ne kemi dashur të ngritim kualitetin e skuadrës dhe shpresojmë se mund të arrijmë ëndrrën, e ta bëjmë realitet”, u shpreh Marotta. /Telegrafi/