Markat Kineze sfidojnë Apple, shiten 383 milion telefonë në tre mujorin e tretë të 2017

E publikuar: 03/12/2017 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shitjet e telefonëve në mbarë botën vijuan të rriten në tre mujorin e tretë të 2017-ës, një rritje me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë sipas të dhënave të Gartner.

Në tre mujorin e tretë të 2017-ës u shitën 383 milion njësi sipas firmës analitike. Të 5 prodhuesit kryesor patën rritje dyshifrore në përqindje tregu me përjashtim të Apple.

Rritja e Apple në tre mujorin e tretë u mbajt peng nga pritja e iPhone X. Gartner tha se Apple ka bërë hapa pozitiv përpara në Kinë.

Vitin e kaluar për të njëjtën periudhë janë shitur 372 milion njësi. Konkretisht Samsung shiti 85.6 milion telefonë duke zënë 22.3% të tregut ndjekur nga Apple me 45.5 milion telefonë të shitur dhe 11.9% të tregut.

Tre vendet e tjera zihen nga kompanisë Kineze Huawei, Oppo dhe Xiaomi të cilët shitën 36.5 milion, 29.4 milion dhe 26.9 milion njësi respektivisht. /PCWorld Albanian