Mariq fyeu shqiptarët

E publikuar: 27/04/2017 08:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deklarata e fundit e Ljubomir Mariqit ka tejkaluar çdolloj norme etike dhe është raciste e poshtëruese, e ngjashme me retorikën zyrtare në kohën e Millosheviqit. Kështu i kanë vlerësuar analistët politikë deklaratat e fundit të ish-ministrit të Qeverisë së Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Zyrtarët serbë në Kosovë nuk kanë ngurruar që sërish të japin deklarata fyese dhe raciste për shqiptarët.

I fundit është ndihmësi i drejtorit të Zyrës për Kosovën, Ljubomir Mariq, i cili gjatë një ligjërate në Mitrovicën Veriore është shprehur në mënyrë raciste ndaj shqiptarëve.

“Universiteti i Prishtinës, me seli të përkohshme në Mitrovicë, ka qenë dhe do të mbetet një prej themeltave kryesore kombëtare dhe dëshmitar i pranisë institucionale të Republikës së Serbisë në Kosovë dhe Metohi dhe se nuk do të lejohen ata të cilët deri dje nuk e kanë ditur se çka është arsimi, nuk mund të vendosin për kufij për zhvillimin tonë intelektual dhe çdolloj zhvillimi tjetër”, kishte thënë Mariq.

Për këto deklarata të Mariqit zyrtarë të Qeverisë thonë se kryeministri Mustafa ka bërë mirë që e ka shkarkuar nga detyra e ministrit, shkruan “Zëri”.

Ndërsa deputetët opozitarë kanë thënë se këto deklarata përfaqësojnë interesin e Beogradit në Kosovë.

Sipas tyre, serbët në Kosovë janë të privilegjuar karshi minoriteteve të tjera.

E njohësit e çështjeve politike deklaratat e Mariqit i kanë quajtur raciste dhe poshtëruese…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)