Mario Balotelli transferohet në Francë

E publikuar: 26/08/2016 09:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mario Balotelli, sulmuesi i Liverpoolit, është afër transferimit te skuadra nga Ligue 1, Nice.
Sulmuesi kontrovers, Mario Balotelli është afër transferimi te skuadra e re. Ai pritet të transferohet te skuadra nga Ligue 1, Nice në formë huazimi nga Liverpolli.

Sipas mediumit francez, RMC Sport, ish sulmuesi i Milanit dhe Interit ndodhet në Nice, ku sot pritet të takohet me presidentin e kësaj skuadre, Jean-Pierre Rivère, përcjell Express.

Ky i fundit mendon se Balotelli mund ta ringjall karrierën në Nice, siç ka bërë edhe Ben Arfa. Kurse, trajneri i Nices, Lucien Favre mendon se italiani mund të bëhet shembull për të rinjtë.

“Në qoftë se ai integrohet edhe me pjesën tjetër të grupit, mund të bëhet një shembull për të rinjtë dhe në qoftë se do të punojnë mirë në fushë, nuk do të jetë një problem për këtë klub “, ka deklaruar Favre.

Përveç Nices, Interesim që ta transferoj Balotellin ka shfaqur edhe Chievo, Bologna, Lazio dhe skuadra zvicerane Sion