Marinsat amerikanë filmojnë “UFO-të” në shkretëtirë, qëndruan të habitur derisa fluturakja thithte rërën (Video)

E publikuar: 07/11/2017 00:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video e publikuar në internet ka habitur të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin, në të cilën pretendohet se është filmuar një fluturake e “UFO-ve”.

Gjatë ushtrimeve ushtarake në shkretëtirën e Arizonës, shfaqen një grup ushtarësh të cilët shikojnë të habitur fluturaken në qiell, derisa videoja vetëm për katër ditë është shikuar nga më shumë se 170 mijë persona, transmeton Telegrafi.

Kanali Section 51 2 në YouTube, ka publikuar videon ku marinsat amerikanë vëzhgojnë fluturaken gjigante që qëndron në qiell pa lëvizur. Por, pas disa sekondave, afër saj kalon një helikopter ushtarak.

Por, ajo çfarë e bën më rrëqethëse videon është fakti që kjo fluturake thith rërën nga toka, derisa mijëra persona që kanë pasur rastin ta shohin videon mendojnë se ajo është e vërtetë.

Megjithatë, ekziston një grup tjetër besojnë se ajo është edituar me efekte speciale dhe se asgjë nuk ka të vërtetë në këtë video. /Telegrafi/