Marinari shfaqë orenditë që lëviznin vet, derisa anija kalonte nëpër valë gjigante (Video)

E publikuar: 18/04/2018 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anija që po lundronte në ujërat mes Belgjikës dhe Holandës, është përfshirë nga valë gjigante, duke bërë që shumë gjëra që ishin brenda të lëvizin vet.

Këtë më së miri e tregojnë pamjet e një marinari të paemëruar, që shfaqi karrigen që rrëshqiste dhe dëgjueset që ranë nga tavolinë, në dyshemenë e mbushur me gjësende të rrëzuara, transmeton Telegrafi.

Madje, ai hapë edhe perden për të treguan ambientin e jashtëm, ku shihet deti i trazuar dhe një mot shumë i ngrysur.

Videoja e postuar më poshtë, tregon edhe punonjësin e marinës që gati rrëzohet duke lëvizur nëpër korridor, i lëkundur prej dridhjeve të mëdha. /Telegrafi/