Maria Bamieh: Zyrtarët e lartë të EULEX-it takohen me kriminelë

E publikuar: 30/11/2015 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish prokurorja e EULEX, Maria Bamieh ishte e ftuar në një emision special të Klan Kosovës.

Ajo ka treguar për rastet që ka ndjekur ligjërisht sa ka qenë pjesë e këtij misioni ndërsa ajo është shprehur se personat e lartë në EULEX ushtrojnë ndikim politik, njofton Klan Kosova.

“Mund të them se pjesëtarët e lartë të Misionit bisedojnë me kriminele, gjyqtarë, prokurorë e të tjerë”.

“Kjo nuk ndodhte vetëm me rastet e mia, por edhe në raste të tjera me kolegët e tjerë”.

Ajo ka thënë se nuk e kupton se sse duhet zyrtarët e lartë të takohen me palët e tyre.