Marcos Alonso: Ata kanë Lionel Messin, ishin skuadër më e mirë

E publikuar: 15/03/2018 04:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona është skuadra e radhës që ka arritur të siguroj një biletë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit kanë triumfuar me rezultat të përgjithshëm 3-0 kundër skuadrës së Chelseat.

Pas takimit ka folur mbrojtësi i Chelseat, Marco Alonso i cili ka treguar diferencën mes dyja klubeve.

Lionel Messi duke festuar golin e dytë personal (Foto: Getty Images)

“Ata kanë Lionel Messin dhe mendoj se ata ishin skuadra më e mirë. Nëse pranojmë gola të lehtë dhe i shpërdorojmë mundësitë, atëherë është shumë e vështirë kundër këtij ekipi”, tha Alonso.

Ndryshe, Barcelona triumfoj në saje të dy golave të Lionel Messit dhe një të Ousmane Dembeles.

Theksojmë se shorti do të hedhet të premten në Nyon të Zvicrës, ku katalunasit do të mësojnë kundërshtarët e radhës. /Telegrafi/