Marcelo tregohet real pas paraqitjeve të dobëta: Është faji im

E publikuar: 18/02/2019 00:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marcelo ka qenë subjekt i shumë kritikave të tifozëve të Real Madridit pas disa paraqitjeve jo të mira nga ai këtë sezon.

Reagimi i ngadaltë i brazilianit bëri që Girona të shënojë golin e dytë me anë të Portus dhe kështu në fund Los Blancos humbën me rezultat 1-2.

Pas ndeshjes, një faqe e tifozëve të Realit në Instagram publikoi një fotografi ku tregonte ecurinë e skuadrës me Marcelon si titullar dhe pa atë.

Majtas ishin rezultatet e nëntë ndeshjeve me 30-vjeçarin nga fillimi, ku është arritur vetëm një fitore, ndërsa në anën e djathtë lista e ndeshjeve me Sergio Reguilon, të gjitha fitore.

Në përshkrimin e fotografisë shkruhej: “Pse Marcelo vazhdon të jetë titullar? E dua, por duhet të jemi real”.

Nuk kaloi shumë dhe Marcelo befasoi të gjithë duke komentuar: “Është faji im. Vazhdojmë”. E gjitha kjo është bërë lajm në media dhe në rrjete sociale pasi nuk ndodh shesh që lojtarët të komentojnë në një faqe të tifozëve, aq më pak të pranojnë fajin.

Vlen të theksohet se që kur Cristiano Ronaldo është larguar nga Real Madridi drejt Juventusit, është folur edhe për një transferim të mundshëm të Marcelos drejt Zonjës së Vjetër dhe mundësitë që kjo të ndodhë gjatë verës së 2019 janë të mëdha. /Telegrafi/