Marcelo: Normalisht që Cristiano Ronaldo na mungon, çdo kujt do t’i mungonte lojtari më i miri botë

E publikuar: 15/12/2018 00:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi nuk po kalon një moment të mirë, ndërsa Marcelo thotë se Cristiano Ronaldo i mungon skuadrës.

Portugezi ka kaluar në Itali te Juventusi gjatë kësaj vere duke e lënë Real Madridin pas nëntë viteve.

“Cristiano është ish-shok skuadre dhe shoku i imi”.

Marcelo dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

“Është e qartë se nëse lojtari më i mirë në botë nuk është në ekipin tuaj, ju do të ndjemi mungesën e tij”.

“Çdo ekip do të donte ta kishte Cristianon, por Real Madridi do të jetë gjithmonë Real Madrid dhe do t’i ketë më të mirën në pozicion”.

Reali ka pësuar humbje me rezultat 3-0 ndaj CSKA Moskës që ishte një prej humbjeve më të thella në vitet e fundit.

“Sezoni mund të vlerësohet në shtator”, shtoi ai.

“Është shkurti kur gjithçka fillon të marrë formë, dhe për momentin jemi gjallë në të gjitha garat”.

“Tani kemi përpara Kupën e  Botës për Klube që ne duhet ta fitojmë”, ka thënë Marcelo. /Telegrafi/