Marcelo: Isco duhet të punojë më shumë

E publikuar: 28/11/2018 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marcelo i ka kërkuar bashkëlojtarit, Isco që të ulë kokën dhe të “punojë” për të merituar një vend në formacionin startues të Real Madridit.

Santiago Solari edhe njëherë e ka lënë jashtë ekipit mesfushorin spanjoll duke rritur frustrimin te Isco.

Ky i fundit ka gjasa që në afatin kalimtar të verës të largohet nga Los Blancos, ani pse ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2020.

I pyetur nëse Marcelo ka ndonjë këshilla për mesfushorin, braziliani u përgjigj “Unë nuk jam ai që jep këshilla. Ne jemi më të vjetër, prindër, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Të gjithë lojtarët duan të luajnë, por…”.

“Kjo është ajo që të gjithë lojtarët duan të bëjmë, duhet të punojmë, nuk po them se nuk po punon, por futbolli është i tillë, shikoni se çfarë po dështoni dhe përmirësoni”, tha ai.

Theksojmë se për shërbimet e lojtarit kanë shprehur interesim një numër i madh i klubeve evropiane duke përfshirë Chelsean dhe Manchester Cityn.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 166 paraqitje duke shënuar 33 gola. /Telegrafi/